Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Stina e Verës

Kreu > Shëndeti Juaj > Stina e Verës

Stina e Verës

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive QSUT: Bëni kujdes që vala e të nxehtit të mos rrezikojë shëndetin tuaj apo të të afërmve! Këshilla për fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë…

 

Stina e verës, veçanërisht muajt Korrik dhe Gusht shoqërohen me temperatura të larta. Këtë verë ndryshe nga vitet e tjera temperaturat janë edhe më të larta, madje mbi 40 gradë Celsius, të cilat vështirësojnë ambjentimin por dhe funksionimin normal të organizmit të njeriut.

 

Edhe më të vështire e kanë ambjentimin me temperaturat e larta fëmijet e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, sidomos të sëmurët më sëmundje kardio vaskulare, pulmonare dhe të Sistemit Nervor Qendror.

 

Në këto kushte, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT rekomandon që të gjithë qytetarët, por veçanërisht fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë:

 
  • Të mos ekspozohen në diell në pikun e tij, nga ora 10.00 deri në 16.00.
  • Edhe qëndrimi nën çadër, pra në plazh, nuk rekomandohet pasi ajri është tejet i thatë, i nxehtë dhe rrezet x të diellit e depertojnë çadrën.
  • Të konsumohen sasi të bollshme uji gjatë gjithë ditës, sa herë të kemi ndjenjën e etjes.
  • Të përdoren kremra hidratues dhe mbrojtës me faktorë të lartë për lëkurën.
  • Kujdes me nishanet, ato duhet të mos ekspozohen në diell, të mbrohen me kremra me faktorë të lartë mbrojtës 40-50, ose me mbrojtës të veçantë për diellin që ofrohen në farmaci.
  • Sa herë që dalim në diell të vendosim kapele dhe syze dielli.
  • Pas orës 10 mundësisht të veshim bluza të holla, të lehta, të bardha ose me ngjyra të çelëta.
  • Kujdes me ushqimin, ai duhet te jetë gjithnjë i gatuar dhe konsumuar i freskët ose i ruajtur ne frigorifer, por gjithnjë të konsumohet Brenda ditës.
  • Kujdes me frutat dhe zarzavatet, ato duhet të jenë të freskëta dhe të lara mirë me ujë të rrjedhshëm.
  • KUJDES, KUJDES, KUJDES me higjenën e duarve, lajini sa me shpesh ato gjatë ditës me ujë dhe sapun.
  • Kujdes kur hyni në ujë, kontakti me ujin duhet të jetë gradual sado i ngrohtë t’ju duket uji i detit apo liqenit.
  • Të sëmurët kronikë para se të vendosin të shkojnë me pushime duhet të kontaktojnë mjekun e tyre, të sigurohen që i kanë medikamentet e nevojshme me vete, të këshillohen për dozat dhe kohë zgjatjen e mjekimit.
  • Mos harroni, mjeku juaj është një telefonatë larg jush dhe qendra shendetësore disa hapa larg.
  • Kujdes, i nxehti vret.
Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në FacebookNa ndiqni në Twitter