Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Konflikti i interesave


Kreu > Rreth nesh > Të punosh me ne > Konflikti i interesave

Konflikti i interesave

 

Mjeku i QSUT ndalohet të përdorë mjetet e institucionit për qëllime private apo përfitim vetjak jashtë rregullave të parashikuara statutin e QSUT dhe në akte të tjera. Nëse kjo ndodh, atëherë ai/ajo largohet menjëherë nga puna.

Për të evituar konflikt të mundshëm interesash, shefat e shërbimit në QSUT, nuk mund të jenë pjesë e oganeve drejtuese në institucione shëndetësore private. Para emërimit të tyre, ata duhet të bëjnë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe të Edukimit në Vazhdim deklaratën përkatëse të shoqëruar me vërtetimin respektiv nga M.SH.

Për kategoritë e tjera të punonjësve, ku mund të lindë konflikt interesash, Drejtoria e QSUT harton një rregullore të posaçme.

Mjeku që punon në QSUT me kohë të plotë mund të angazhohet me mësimdhënie në institucionet e arsimit shëndetësor publik pas miratimit nga Drejtoria.

Mjeku në QSUT dhe familjarët e tij në gjini apo lidhje gjaku te afërt, bashkëshorti/ja dhe fëmijët nuk mund të konkurrojnë dhe as të përzgjidhen në prokurime që organizon administrata e QSUT.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook