Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Drejtimi Mjekësor


Kreu > Rreth nesh > Drejtimi Mjekësor

Drejtimi Teknik Mjekësor

Struktura e Shërbimit Mjekësor në QSUT.

 

Sektorët e aktivitetit

 

QSUT është e ndarë në 5 (pesë) sektorë të mëdhenj aktiviteti (SA), të cilët përfaqësojnë grupimin e specialiteteve të përafërta.

 

  • Sektori i Aktivitetit të Pediatrisë
  • Sektori i Aktivitetit të Kirurgjisë
  • Sektori i Aktivitetit të Neuropsikiatrisë
  • Sektori i Aktivitetit të Sëmundjeve të Brendshme
  • Sektori i Aktivitetit të Diagnostikës.

Sektori i Aktivitetit drejtohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Aktivitetit, funksionimi dhe drejtimi i Sektorit të Aktivitetit bëhet në bazë të një rregulloreje të posaçme.

 

Shërbimet Mjekësore Universitare

 

QSUT ofron shërbime mjekësore diagnostikimi e kurimi në njësi të specializuara.
Shërbimet janë njësi diagnostikuese trajtuese dhe shkencore themelore të QSUT
Shërbimi mjekësor ka personelin e vet me kohë të plotë e atë me kohë të pjesëshme.

Në personelin me kohë të plotë bëjnë pjesë:

 

  • Shefi i shërbimit – me funksione spitalore dhe universitare;
  • Profesor, Prof/Asc. me fuksione spitalore, universitare, me shtretër;
  • Dr. shkencash me funksione spitalore universitare, me shtretër;
  • Mjekë praktike me shtretër;
  • Specializantë;
  • Kryeinfermierë;
  • Infermierë;
  • Ndihmës infermierë-kujdestarë;
  • Sanitare;
  • Personel tjetër sipas specifikave të shërbimit (sociolog, teknik, laborant etj).

Në personelin me kohë të pjesshme hyjnë:

 

  • Prof, Prof/Asc., Dr. Shk, konsulentë pa shtretër që rekrutohen me propozim të shefit të shërbimit dhe me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm.
  • Personel teknik që rekrutohet me propozim të shefit dhe miratim të Drejtorit të Përgjithshëm.

Nën varësinë direkte funksionale të Shefit të Shërbimit janë të gjithë punonjësit e Shërbimit Mjekësor dhe nëse ka, edhe të atij mbështetës.

 

Çdo Shërbim ka një Kryeinfermier, i cili/e cila përzgjidhet nga rradhët e infermierëve të QSUT me përvojë pune së paku 3- vjeçare dhe kualifikimin më të lartë. Kryeinfermieri emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Numri i infermierëve, laborantëve apo i punonjësve të tjerë të Shërbimit caktohet sipas strukturës së miratuar nga Ministri i Shëndetësisë.

 

Në çdo shërbim atashohen edhe specializantë që janë efektiv në shërbim i QSUT Ata punojnë me kohë të plotë dhe me të njëjtën ngarkesë pune si mjekët e pavionit.

 

Drejtori merr masa për organizimin e shërbimeve mbështetëse për të gjitha shërbimet në QSUT sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi. Funksionimi i tyre realizohet mbi bazën e një rregulloreje të veçantë të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm.


Alergologji Shef Shërbimi Prof.Alfred Priftanji
Anestezi – Reanimacion Shef Shërbimi Prof.Ass.Ilir Ohri
Dermatologji Shef Shërbimi Prof.Ass.Ermira Vasili
Djegie – Plastika Shef Shërbimi Prof.Gjergji Belba
Endokrinologji Shef Shërbimi Prof.Agron Ylli
Gastrohepatologji Shef Shërbimi Prof.Ass.Adriana Babameto
Gjenetika Mjekësore Shef Shërbimi Prof.Vahe Mokini
Hematologji Shef Shërbimi Prof.Ass.Pal Xhumari
Imazheri Shef Shërbimi .
Kardiologji I Shef Shërbimi Prof.Artan Goda
Kardiologji II Shef Shërbimi Prof.Petrit Bara
Kardiokirurgji Shef Shërbimi Prof.Ass. Edvin Prifti
Kirurgji Digjestive Shef Shërbimi Prof.Nikollaq Kacani
Kirurgji Infantile Shef Shërbimi Prof.Ass.Hysen Heta
Kirurgji Maxilo-Faciale Shef Shërbimi Prof.Ramazan Isufi
Kirurgji e Përgjithshme Shef Shërbimi Prof.Etmont Celiku
Kirurgji Vaskulare Shef Shërbimi Prof.Edmond Kapedani
Klinika Trajtuese e Varësisë nga Alkooli Shef Shërbimi Dr.Shpetim Doksani
Laboratori Anatomisë Patologjike Shef Shërbimi Prof.Ass.Mehdi Alimehmeti
Laboratori Imunologjik Shef Shërbimi Prof.Genc Sulcebe
Laboratori Klinik – Biokimik Shef Shërbimi Prof.Ndok Marku
Laboratori Mikrobiologjik Shef Shërbimi Prof.Betim Byku
Mjekësi Interne & H.T.A Shef Shërbimi Prof.Mihal Tase
Nefrologji Shef Shërbimi Prof.Nestor Thereska
Nefro – Pediatri Shef Shërbimi Prof.Ass.Rezart Xhepa
Neurokirurgji Shef Shërbimi Prof.Mentor Petrela
Neurologji Shef Shërbimi Prof.Jera Kruja
Okulistikë Shef Shërbimi D.Sh.M.Vilma Mema (Lleshi)
Onkohematologji Pediatrike Shef Shërbimi Prof.Anila Godo
Onkologji Shef Shërbimi Prof.Ass.Agim Sallaku
O.R.L Shef Shërbimi D.Sh.M.Besim Boci
Ortopedi Shef Shërbimi Prof.Gjergj Caushi
Pediatri Infektive Shef Shërbimi Prof.Eli Kallfa (Foto)
Pediatri e Përgjithshme Shef Shërbimi D.Sh.M.Numila Maliqari (Kuneshka)
Sëmundje Pediatrike Gastroenterohepatologjike dhe Neurologjike Shef Shërbimi Prof.Paskal Cullufe
Pneumo-Alergologji Pediatrike Shef Shërbimi Prof.Dr.Luljeta Serbo (Kota)
Reanimacioni Kardiologji Shef Shërbimi Prof.Idriz Balla
Rheumatologji Shef Shërbimi Prof.Ass.Teuta Cico (Backa)
Sëmundje Infektive Shef Shërbimi Prof.Dhimiter Kraja
Statistikë Shef Shërbimi Prof.Ass.Elizana Zaimi (Petrela)
Terapi Intesive Shef Shërbimi Prof.Sashenka Sallabanda
Toksikologji Klinike Shef Shërbimi Prof.Ass.Zihni Sulaj
Urgjenca e Sëmundjeve të brendshme Shef Shërbimi D.Sh.M.Edmond Zaimi
Urologji Shef Shërbimi Prof.Mustafa Xhani
Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në FacebookNa ndiqni në Twitter