Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Drejtimi Institucional


Kreu > Rreth nesh > Drejtimi Institucional

Drejtimi Institucional

Mirësevini në faqen tonë!
 
Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj faqe të keni mundësi të merrni informacionin e duhur për çdo shërbim mjekësor të ofruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
 
Qëllimi i punës tonë të përditshme është që çdo pacienti dhe familjari t’i ofrohet shërbim profesional dhe kujdes cilësor. Ne synojmë të zhvillojmë kulturën e shërbimit dhe respektit ndaj pacientit në çdo shërbim.
 
Ndaj, ju ftoj të gjithëve, si partnerë, të bëheni pjesë aktive e zhvillimit të mëtejshëm të kulturës për ofrimin e shërbimit cilësor.
 
Ju ftoj gjithashtu për ta parë drejtimin spitalor, jo vetëm si një pozicion, por si një përgjegjësi për krijimin e një atmosfere që na frymezon për të vendosur gjithmonë pacientin të parin.
 
Rezultatet pozitive të punës, në sajë të përkushtimit maksimal të stafit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve tanë, mbështeten në vizionin:

 

“Kur njerëzit mendojnë për kujdes shëndetësor profesional, ata mendojnë për QSUT”.

 

Është një privilegj të jesh pjesë e këtij organizmi, i cili është një burim krenarie për komunitetin.

Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj strukture, e cila kujdeset për jetën e mijëra pacientëve çdo ditë.

Ne shpresojmë me punën tonë të përmbushim pritshmëritë e çdo qytetari

 

Kur ju të shfletoni këtë faqe, lutem, mos hezitoni të kontaktoni për çdo pyetje, koment apo sugjerim në rubrikën “Na kontaktoni”.

 

zj.Ogerta Manastirliu, Drejtore e Pergjithshme

 

Enkelejdi Joti
Drejtor i Përgjithshëm


Dr. Daniela Nikaj
Nëndrejtore e Përgjithshme


Dr. Mirela Hasani
Nëndrejtore e Përgjithshme


Tel.: +355 4 2362627
Fax: +355 4 2363644

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook