Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > QSUT me një klinikë të re të Psikiatrisë Infantile

QSUT me një klinikë të re të Psikiatrisë Infantile

Shërbimi i Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve në QSUT është rehabilituar duke u kthyer në një klinikë tërësisht të re, me kushte e standarde bashkëkohore, për t’i shërbyer sa më mirë trajtimit të fëmijëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Ambientet e reja u vizituan nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu si dhe kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i QSUT z. Enkelejdi Joti.

 

Kjo klinikë, pjesë e Shërbimit të Psikiatrisë në Polin e Integruar të Neuroshkencës, është e vetmja strukturë me shtretër në vend, për këtë profil.

 

Në këtë klinikë ofrohen shërbime ambulatore, shërbime të spitalit ditor dhe shtrime për rreth 1500 fëmijë e adoleshentë, në vit. Diagnozat më të shpeshta që trajton kjo klinikë janë: çrregullimet e zhvillimi, psikozat e hershme, çrregullimet afektive, çrregullimet e ankthit ashtu si edhe anoreksitë dhe çrregullimet e tjera të ushqyerjes. Në shërbim të këtyre fëmijëve operon një staf i tërë mjekësh, psikologë, infermierë e kujdestarë si edhe residentë të shkollës së specializimit pasuniversitar në psikiatrinë e fëmijëve dhe adoleshentëve.

 

Psikiatria e Fëmijëve është klinika ku punohet për të ruajtur aktivitetin normal të fëmijëve, ndërkohe që përballet me vështirësitë e qëndrimit larg shtëpisë, në përpjekjen për të luftuar me sëmundjen. Ambientet në një spital psikiatrik fëmijësh janë shumë më tepër se hoteleri, janë ambiente terapeutike, siç kanë marrë formën tashmë falë rehabilitimit të ri të kësaj strukture.

 

Kështu synohet të bëhet i mundur jo vetëm trajtimi biologjik i pacientëve, por gjithashtu përballja me një sër sfidash, duke u përpjekur që t’i ofrojmë pacientëve lehtësira për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e tyre, në sajë të aktiviteteve në kohën e lirë, të cilat ndihmojnë pacientët tanë të vegjël të përmirësojnë dhe lehtësojnë jetën në komunitet, pas daljes nga spitali.

 

Rehabilitimi i kësaj strukture kaq të rëndësishme vjen si një investim falë partneritetit me Bashkinë e Tiranës dhe ANTA.



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook