QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Punonjës Social pranë Shërbimeve Mjekësore në QSUT

Punonjës Social pranë Shërbimeve Mjekësore në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Punonjës Social” pranë Shërbimeve Mjekësore në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme

 

Arsimi:

Arsimi i lartë në profilin e shkencave sociale, dega punë sociale. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja:

Preferohet përvojë pune në institucione të ngjashme.

 

Njohuri dhe aftësi:

Të ketë njohuri shumë të mira sa i përket menaxhimit të stresit, emocioneve dhe konflikteve në mjediset shëndetësore.

 

Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi. Aftësi për të punuar në grup.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 07.08.2017 deri më datë 21.08.2017

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e rregullores, etikës, përkushtimit dhe aftësive profesionale.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook