Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > Personeli shëndetësor në QSUT zbatim korrekt i procedurave për larjen dhe dezinfektimin e duarve, element i rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit.

Personeli shëndetësor në QSUT zbatim korrekt i procedurave për larjen dhe dezinfektimin e duarve, element i rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit.

Në vijim të trajnimeve të personelit infermieror gjatë muajve Prill – Maj 2015, Njësia e Kontrollit të Infeksioneve Spitalore në QSUT zhvilloi demostrimin praktik të larjes së duarve si element i rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit.

 

Nën fushatën “Lani duart” u realizua trajnimi i 169 infermierëve të shërbimeve të QSUT me temën “Zbatimi korrekt i procedurave për larjen dhe dezinfektimin e duarve në personelin shëndetësor”. Ky trajnim synoi asimilimin e njohurive mbi këto procedura dhe drejtzbatimin e tyre, impaktin që sjellin në reduktimin e infeksioneve spitalore, përmirësimin e shëndetit të pacientëve, uljen e ditëqendrimit dhe kostos spitalore. Ekipi i Njësisë Nozokomiale ka vlerësuar si shumë të kënaqshme rezultatet pas përfundimit të trajnimit.



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook