QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Përgjegjës Sektori pranë Sektorit të Cilësisë, Kujdesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT.

Përgjegjës Sektori pranë Sektorit të Cilësisë, Kujdesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT.



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin “ Përgjegjës Sektori” pranë Sektorit të Cilësisë, Kujdesit ndaj Pacientit dhe Edukimit në Vazhdim në Drejtorinë e Performancës Spitalore në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi :

Arsim i Lartë, profil Mjekësi. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office. Preferohet gjuhë e huaj. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja :

Të paktën 3 vjet në pozicione pune të ngjashme.

 

Njohuri dhe aftësi :

Njohuri të gjera sa i përket legjislacionit rregullator të edukimit në vazhdim për personelin mjekësor. Të njohë legjislacionin në fuqi të Urdhërit të Mjekut/Urdhërit të Infermierit/Urdhërit të Farmacistit. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative.

Aftësi të mira menaxhuese si dhe koordinuese me shërbimet. Aftësi për të drejtuar dhe organizuar punën e stafit nën varësi; aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 06.11.2017 deri më datë 20.11.2017

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook