QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Përgjegjës Sektori pranë Sektorit Psiko-Social në Drejtorinë e Performancës në QSUT

Përgjegjës Sektori pranë Sektorit Psiko-Social në Drejtorinë e Performancës në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin Përgjegjës Sektori pranë Sektorit Psiko-Social, në Drejtorinë e Performancës në QSUT.

 
 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 

Kritere të përgjithshme të kërkuara:

 

Edukimi:

 

Arsimi i lartë në nivelin Master Shkencor ose nivel i njehsuar me të, në profilin Psikologji ose Punë Sociale. Liçencë për Ushtrimin e profesionit. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 
 

Përvoja e punës:

 

Të paktën 3 vite pune në fushën për të cilën ka përfunduar Arsimin e lartë.

Të paktën 3 vite pune në nivel përgjegjës/drejtues.

 
 

Njohuri dhe aftësi

 

Njohuri të gjera sa i përket fushës së psiko – sociale si dhe proçedurave që mbulon Sektori. Të organizojë dhe koordinojë punën në sektor, ndarjen e përgjegjësive dhe të detyrave; të jetë i aftë të orientojë psikologun dhe punonjësin social në politikën e kujdesjeve duke zbatuar detyrat, udhëzimet dhe strategjitë e Spitalit.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 31.05.2018 deri më datë 14.06.2018.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook