Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Urgjencat Mjekësore


Kreu > Për Pacientët dhe Familjarët > Urgjencat Mjekësore

Urgjencat Mjekësore

 

“Urgjenca mjekësore” është një dëmtim ose sëmundje akute që përbën një rrezik  të menjëhershëm të jetës së personit apo të shëndetit të mëtejshëm të tij.

 

Veprimtaria e urgjencës mjekësore siguron shërbim urgjent për të gjithë qytetarët  dhe organizohet e zbatohet në nivel parësor, nivel dytësor dhe qendra referente (spitalet rajonale, spitalet universitare).

 

Shërbimi i urgjencës mjekësore duhet të realizohet në kohë optimale përcaktuar sipas protokolleve dhe rregullave të miratuara.

 

Në klinikat e urgjencave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ky shërbim ofrohet për të gjithë qytetarët, 24 orë pandërprerë dhe PA PAGESË.

 

Në shërbimet e urgjencave QSUT trajtohen urgjencat mjekësore të referura dhe ato ekstreme, të cilave u ofrohet shërbim nga një staf i specializuar dhe mirëtrajnuar për të vepruar me profesionalizëm dhe diagnostikuar në kohë optimale, për stabilizimin e tyre dhe mbajtjen nën vëzhgim deri në stabilizimin e gjendjes dhe transferimin në shërbimet të tjera në varësi të gjendjes klinike, apo kthimin në shtëpi pasi gjendja gjykohet përfundimisht e stabilizuar.

 

Rastet e përcaktuara si urgjenca mjekësore ekstreme paraqiten direkt në spitalin përkatës, ndërsa patologjitë e tjera që kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore paraqiten në urgjencat e spitaleve përkatës pas orarit të ambulatorëve. 

 

Rastet e përcaktuara si urgjenca mjekësore që referohen për trajtim spitalor nga shërbimi ambulator duhet të ketë rekomandimin nga mjeku i përgjithshëm dhe i familjes, ndërsa ata të dërguar nga spitali i rrethit për në spitalin rajonal ose spitalet universitare, duhet të kenë epikrizën përcjellëse të firmosur dhe vulosur nga mjeku i rojes dhe shefi i shërbimit përkatës.

 

Për ekzaminimet diagnostike që kryhen jashtë situatës urgjente, personat të cilët nuk janë të siguruar apo nuk zbatojnë sistemin e referimit përfitojnë shërbime sipas tarifave të shërbimit shëndetësor të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë dhe të afishuara në institucionet shëndetësore publike.

 
 

Urgjenca

 

127

 
 

Urgjenca (për Tiranën)

 

+355 4 2222235

 
 

Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme

 
 

Spitali i Urgjencave, QSUT

 
+355 4 2349178
 
 

Shërbimi i Urgjencës Pediatrike, QSUT

 

+355 4 2349444

 
 

Shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale, QSUT

 

+355 4 2349336

 
 

Urgjenca e Sëmundjeve Infektive, QSUT

 

+355 4 2349258

 
 

Operatori i çentralit të telefonisë, QSUT

 

+355 4 2349499

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook