Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Libreza e shëndetit

Libreza e shëndetit

Për të përfituar shërbimet e ISKSH nevojitet të pajiseni me librezë shëndeti.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

Personat e punësuar apo të vetëpunësuar (fshat, qytet) duhet të kenë (paraqesin):

 

  • librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore;
  • mjet identifikimi (pasaportë ose çertifikatë);
  • rekomandimi i mjekut.

 

Kategoritë joaktivë duhet të paraqesin vërtetimin e kategorisë përkatëse si psh:

 

  • Librezën e pensionit për pensionistët;
  • Vërtetim i lëshuar nga zyra e punës dhe përkrahjes sociale për të papunët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike;
  • Vërtetim KMCAP për personat me aftësi të kufizuar;
  • Vërtetim i konsultorit Nëna dhe Fëmija për nënat me leje lindje;
  • Vërtetim i repartit ushtarak për ushtarët;
  • Çertifikatë lindjeje, vërtetim i shkollës për fëmijët, nxënësit dhe studentet me shkëputje nga puna;
  • Vërtetim i invaliditetit për invalidët e plotë, jo të plotë, të luftës;
  • Statusi përkatës për veteranët, jetimët, të verbrit.

 

Në të gjitha rastet e mësipërme është i nevojshëm edhe mjeti i identifikimit (pasaportë ose çertifikatë) si dhe rekomandimi i mjekut për pajisjen me librezë shëndeti.

 

Libreza e shëndetit shpërndahet nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në Tiranë mund të pajiseni me librezë shëndetësore pranë Poliklinikave, ndërsa në rrethe pranë DRSKSH-ve përkatëse.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook