Aktiviteti i Psikologut

Aktiviteti  psiko-diagnostik  mbështetet në kontributin  e instrumentave të vlerësimit si teste, bateri testesh specifikë  dhe programeve të  ri-testimit për të provuar efektivitetin e ndërhyrjes.

Kërkesa për dhënien e ndihmës psiko-sociale përgjatë periudhës së shtrimit në spital  vjen nga mjeku kurues i klinikës, pacientit/familjarit ose me iniciativën e vetë psikologut apo punonjësit social.

Për pacientët ambulatorë, të cilët kurohen në reparte të ndryshme mjekësore të QSUT-së, ndihma psiko-sociale u ofrohet duke rezervuar vizitën pranë psikologut apo punonjësit social të shërbimit përkatës.

Aktiviteti i psikologut dhe punonjësit social në shërbimet për të rritur:

  • Psikodiagnostikim;
  • Vlerësim psikologjik/Vlerësim i funksionimit social;
  • Këshillim;
  • Mbështetje psikologjike/sociale pacientit dhe familjarit;
  • Psikoedukim;
  • Orientim i pacienteve drejt rrjeteve mbështetëse publike/jopublike;
  •  

    Aktiviteti i psikologut dhe punonjësit social në shërbimet pediatrike:

  • Psikodiagnostikim;
  • Vlerësim psikologjik/Vlerësim i funksionimit social;
  • Trajtim përmes terapisë së lojës;
  • Këshillim;
  • Mbështetje psikologjike/sociale pacientit dhe familjarit;
  • Psikoedukim;
  • Realizimin e aktiviteteve argëtuese;
  • Orientim i familjarëve të pacienteve drejt rrjeteve mbështetëse publike/jopublike.