Mbështetja Psikologjike

Shërbimi Psiko-social në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përbëhet nga psikologë dhe punonjës socialë dhe trajton problematikat psikosociale të pacientëve të shtruar në shërbimet mjekësore dhe familjarëve të tyre. Roli i psikologut/punonjësit social në QSUT është në mbështetje të stafit mjekësor dhe ka si qëllim primar shëndetin mendor të pacientit si pjesë e pandashme e mirëqenies së tij fizike.

Email: sektoripsikosocial@gmail.com

Tel: +355 4 2349611

  
Roli i Psikologut
 

  • Ndihmon individët me nivele të larta stresi sesi të menaxhojnë stresin në mënyrë efektive, në mënyrë që mos të influencojnë shëndetin e tyre.
  • Punon me pacientët që ti përshtaten sa më mirë sëmundjes ose t`i mësojnë të ndjekin mjekimin e tyre me një regjim të caktuar.
  • Fokusohet tek etiologjia (origjina dhe shkaqet e sëmundjes), sëmundja dhe disfunksioni që sjell mbi individin.
  • Fokusohet tek faktorët social dhe ata të sjelljes të cilat ndikojnë tek sëmundja dhe shëndeti i individit.
  • Analizon përpjekjet për të përmisuar sistemin e kujdesit shëndetësor ( studiojnë impaktet e institucioneve shëndetësore, mjekëve dhe stafit shëndetësor dhe kështu zhvillojnë mënyra për të përmisuar kujdesin për shëndetin).
  • Nxit dhe ruan mirëqënien, ndërhyn dhe trajton sëmundjen, identifikon etiologjinë, diagnostikon sëmundjen apo disfunkisonin si dhe përmison politikat e kujdesit shëndetësor.
  • Psikodiagnostikim.
  • Vlerësim psikologjik/ funksionimit social.
  • Këshillim.
  • Mbështetje psikologjike/sociale pacientit dhe familjarit.
  • Psikoedukim.
  • Orientim i pacienteve drejt rrjeteve mbështetëse publike/jo publike.

 

Roli i punonjesit social
 

  • Vlerëson forcën dhe dobësinë psikosociale të pacientit në momentet e mbërritjes në ambjentet spitalore por edhe në ambjente sociale të ndryshme.
  • Bashkëpunon me të gjithë grupin në dhënien e ndihmës për të siguruar maksimumin e përdorimit të shprehive dhe njohurive të ҫdo anëtari të grupit.
  • Ndihmon familjen për të bashkëpunuar në trajtimin e pacientit si dhe mbështetja e pacientit për të bërë sa më mirë dobishëm shërbimin mjekësor.
  • Identifikon nevojat e spitalit për të përmisuar shërbimin nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve.
  • Pjesmarrje në kërkime për të siguruar një zgjerim për të njohurive për një praktikë të suksesshme.
  • Punonjësi social jep ndihmën direkte ndaj pacientit dhe indirekt përmes punës me familjarët dhe institucione të tjera sociale.
  • Kryen seanca intervistimi dhe këshillimi me pacientët.
  • Zbulon dhe evidenton shkaqet me natyrë sociale që kanë cuar në lindjen apo thellimin e problemit.
  • Siguron konfidencialitetin e problemit dhe mbështet plotësimin e nevojave të pacientit
  • Informon në mënyrë periodike familjarët mbi gjendjen psikoemocionale të pacientit.
  • Informon pacientin për shërbimin dhe procedurat mjeksore që do ti kryhen në shërbimin përkatës ku ai po trajtohet.
  • Komunikon me pacientin për ta bërë të vetëdijshëm në angazhimin e tij dhe bashkëpunimin maksimal të tij me mjekun, punonjësin social dhe personelin.
  • Përgjegjësia kryesore e Punonjësit social është të promovoj mirëqënien e klientit të tij duke i konsideruar interesat e tij parësore.
  • Punonjësi social bën përpjekje për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve edhe në rastet kur këto shërbime ndërpriten nga faktorë si ndryshimi i shërbimit ku po trajtohej,paaftësia,ose vdekja.
  • Punonjësi social respekton dhe nxit pacientin për vet-vendosje duke i ndihmuar pacientët në përpjekjët e tyre për të identifikuar qëllimet e tyre. Punonjësi social mund ta kufizojë të drejtën e pacientit për vet-vendosje kur,sipas gjykimit të tyre profesional,veprimet konkrete apo potenciale të pacientit përbëjnë një rezik serioz,kërcënues për veten apo të tjerët.
  • Në rastet kur pacientët marrin shërbime jovullnetarisht,punonjësi social jep informacion për natyrën dhe shtrirjen e shërbimeve si dhe të respektojë të drejtën e pacientit për ta refuzuar shërbimin.
  • Në rastet kur pacientëve u mungon aftësia për të dhënë miratimin, punonjësi social mbron interesat e tyre duke kërkuar leje nga një palë e tretë, por duhet të sigurohet që pala e tretë të veprojë në përputhje me dëshirat dhe interesat e pacientit.Punonjësi social ndërrmer hapa për të rritur aftësinë e pacientëvë për të bërë marrëveshje.
  • Punonjësit social merr Amiratimin e pacientit përpara se të ndërmarr vendime, për ta ndihmuar në procedura të ndryshme brenda institucionin dhe jashtë tij.

 
 

Kontakte:

Përgjegjës, Sektori Psiko-social

sektoripsikosocial@gmail.com