Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Këshilla edukuese dhe Udhëzime informative për Pacientët


Kreu > Për Pacientët dhe Familjarët > Këshilla edukuese dhe Udhëzime informative për Pacientët

Këshilla edukuese dhe
Udhëzime informative për Pacientët

 

Sëmundja mund të shikohet si gjendje me proçese të çrregulluara biologjike, të cilat sjellin çrregullime të funksionit dhe të ndërtimit të organizmit. Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes, dallojmë sëmundjet:

 

  • akute – fillojnë shpejt
  • subakute – fillojnë ngadalë
  • kronike – kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
  • kronike recidive – shfaqen kohë pas kohe
  • fulminante – shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejt

 

Pothuajse kushdo një ditë përplaset me një sëmundje të cilën mund ta kalojë shpejt dhe të mos ketë asnje pasojë, por nga ana tjetër mund të sëmuret dhe të vuajë gjithë jetën pasojat e saj.

 

Sëmundjet kronike të cilat fatkeqësisht nuk shërohen dhe i sëmuri i mbart thuajse gjithë jetën duan kujdes të vecantë. Eshtë vërtetuar që këto sëmundje  përveç masave mjekuese me barna, rol për kontrollin e tyre, evitimin e ecurisë drejt komplikacioneve, evitimit të rishtrimive në spitale ka ofrimi i dijeve, këshillave dhe aftësive konkrete për vetëmenaxhimin e sëmundjes pse jo edhe në shtëpi.

 

Mjeku është i detyruar të japë informacionin e nevojshëm duke e konsideruar pacientin si partner në procesin e mjekimit dhe kjo është një nga të drejtat universale të pacientëve të shpallura e të njohura nga Ministria e Shëndetësisë në Kartën e të Drejtave të Pacientëve.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në FacebookNa ndiqni në Twitter