Për Pacientët dhe Familjarët

Për pjesën më të madhe të njerëzve, qëndrimi në një spital për të kryer ekzaminime laboratorike, proçedura mjekësore apo shtrimi disaditor në një pavion, nuk është një përvojë e zakonshme. Duke kryer më të mirën tonë, këtu ne do të kujdesemi për dhënien e një shërbimi të plotë mjekësor, akomodimin dhe rehatinë tuaj me qëllim që ndjeni sa më pak vështirësi për ju, familjen dhe miqtë tuaj. Ne përpiqemi me të gjitha forcat të mbikalojmë pritshmërinë tuaj dhe t’ju mbajmë ju dhe të dashurit tuaj të informuar, të përfshirë në çdo etapë të tij, nën vëmendje dhe kujdes të plotë profesional, mjekësor dhe njerëzor. Shumëherë një fjalë e ngrohtë, një buzëqeshje e pastër shëron më shumë se cdo kurë mjekësore.

Qëndrimi juaj në Spital

Gjeni informacion të vlefshëm për qëndrimin tuaj në QSUT “Nënë Tereza”. Duke mirëkuptuar vuajtjen dhe vështirësitë tuaja, ne mundohemi që periudha e qëndrimit tuaj këtu të jetë sa më pak e dhimbshme dhe ju të ktheheni pranë të afërmve tuaj sa më shpejt dhe me një shëndet sa më të fortë.

Për Pacientët/Familjarët

QSUT “Nënë Tereza” mirëpret dhe inkurajon vizitat e pacientëve nga familjarët dhe miqtë. Oraret e vizitave mund të ndryshojnë në vartësi të spitalit, shërbimeve dhe pavioneve mjekësore.

Edukimi i Pacientit

Udhëzime të vlefshme që do ju ndihmojnë të përgatiteni për ndërhyrjet kirurgjikale, procedura mjekësore dhe këshilla për të mbajtur nën kontroll sëmundjen tuaj kronike – Pyesni Mjekun tuaj cfarë është më mirë për ju.

Sigurimet Shëndetësore

Kostoja e qëndrimit tuaj në spital varet nga disa faktorë, nga sigurimi juaj shëndetësor, nga ndjekja e rregullave të sistemit të referimit etj.