Pajisje të reja bashkëkohore në kabinetin e Hemodializës

Pajisje të reja bashkëkohore në kabinetin e Hemodializës

Për herë të parë aparatura me sensorë alarmi që sinjalizojnë gjendjen e pacientëve

Në QSUT “Nënë Tereza” në kabinetin e Hemodializës trajtohen 110 pacientë kronikë, të cilët cilët vuajnë nga sëmundjet renale kronike të stadit të V dhe që duhen trajtuar me terapi renale zëvendësuese (Dializë), duke kryer rreth 1 mijë seanca dialize çdo muaj dhe afërsisht 12.500 seanca në vit së bashku me urgjencat.

 

Në këtë shërbim për herë të parë u realizua Procedura e Marrëveshjes Kuadër prej të cilës u arrit lidhja e një kontrate me afat kohor 3-vjeçar për përdorimin e aparaturave me teknologji bashkohore të vitit 2019 si dhe duke i kursyer rreth 800 mijë euro Buxhetit të Shtetit.

Nga kjo Marrëveshje u arrit kryerja e procesit të Dializës sipas standarteve dhe udhërrëfyesve internacionalë duke siguruar 22 aparatura të reja, të cilat bëjnë të mundur kryerjen e procedurave dialitike sipas karakteristikave klinike të pacientit dhe ulin në maksimum infeksionet virale pasi dezinfektimi në sistemin e brendshëm dhe të jashtëm i këtyre aparaturave, është maksimal. Dezifektimi i kombinuar me të ngrohtë dhe të ftohtë si dhe aplikimi i dezifektimit me “katrixhe” ul në maximum qarkullimin e elementeve toksike në sistem.

Nga ana tjetër, sistemi i aparaturave të reja bën të mundur edhe reduktimin e kohës së përgatitjes së aparateve, duke ulur kohën pritjes së pacientëve ndërmjet seancave të Dializës. Në këto kushte rritet cilësia e shërbimit dhe përfitimet shëndetësore të pacientëve që kryejnë proçesin e Hemodializës rrisin cilësinë e tyre të jetesës.

“Aparaturat e reja të vendosura në njësinë e Dializës, janë të një teknologjie bashkohore, prodhim i vitit 2019 me parametra dhe standarte të larta, të cilët bëjnë të mundur aplikimin e të gjithë teknikave dialitike sipas parametrave laboratorike dhe klinike të pacientit si, profilizimeve të Natriumit, profilizim të ultrafiltrimit, të bikarbonateve, të temperaturës, matje të programuar të tensionit arterial, vendosje të targeteve të adekuancës dialitike dhe monitorim të arritjeve të tyre në çdo seancë, sisitem të perfeksionuar alarmi që jep shumë siguri në trajtim, monitorë në postet e programuar për pacientët në gjendje klinike të rëndë”, shprehet D.Sh.M. Merita Rroji, mjeke nefrologe në repartin e Dializës.

Përveç vënies në funksion të aparaturave të reja u bë edhe rehabilitimi i ambienteve ku ofrohet ky shërbim. U kryen ndërhyrje në sistemin hidraulik të shkarkimeve ujore, ndërrimi i dyshemeve të sallave, u bë ndarja e hapësirave në salla, u ndërhy në sistemin elektrik dhe sistemin e ndriçimit, u restaurua sistemi i aspirimit, u krye vendosja e sistemit të oksigjenit në çdo post dialize dhe u bë lyerje të gjitha ambienteve të pavionit.
“Përveç rritjes së cilësisë të shërbimit që marrin pacientët edhe për personelin mjekësor që punon në këtë shërbimin, kushtet e reja të punës ndihmojnë në rutinën e përditshme. Kjo shihet edhe në indeksin e punës së mirë, higjienës dhe kushteve teknike maksimale”, shprehet Dr. Merita Rroji.

Një nga pacientët e klinikës, z.Pandeli Varfi, i cili e ka marrë shërbimin e Dializës dhe në disa qendra të tjera të Shqipërisë, shprehet “e lashë dializën në QSUT me aparatura si të një muzeumi dhe e gjej si një pavion europian, ku jepet shërbimi në kushtet më të mira”.

IMG-20190702-WA0008