QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 49 vende të lira në pozicionet “Infermier të përgjithshëm, Infermier salle dhe Infermier Reanimacioni”

Njoftim për 49 vende të lira në pozicionet “Infermier të përgjithshëm, Infermier salle dhe Infermier Reanimacioni”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e Q.S.U.”Nënë Tereza” njofton shpalljen e 49 (dyzet e nëntë) vendeve vakante në total, për pozicionin Infermier të përgjithshëm, Infermier Salle Operacioni dhe Infermier në Reanimacion; pranë Shërbimeve Mjekësore në Q.S.U “Nënë Tereza”.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

  • Të jetë diplomuar, minimalisht, në nivelin Bachelor “Infermier”.
  • Për diploma në universitetet jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të dorëzohet ekuivalentimi i diplomës, konform Legjislacionit në fuqi.
  • Të jetë i/e pajisur me Licencën e Ushtrimit të Profesionit nga “Urdhëri i Infermierit” (të vlefshme).
  • Përvojë pune të ngjashme, Specializimet specifike dhe Çertifikatat e aktiviteteve të ndryshme të Edukimit në Vazhdim, përbëjnë kusht preferencial.
  • Të njoh minimalisht 1 (një) gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze
  • Të punojë me ndershmëri dhe të ketë integritet.
  • Të zotëroje aftësi të mira kompjuterike, paketën Microsoft Office,etj…
  • Të jetë i komunikueshëm dhe i vëmëndshëm në detyrat që i përcaktohen.
  • Të jetë i organizuar, i aftë të punojë në grup dhe nën trysninë e respektimit të afateve.

 

Kritere të veçanta Infermier në Reanimacion::

 

  • Vlerësimi i gjendjes së pacientit, planifikimi dhe zbatimi i planeve të kujdesit infermieror ndaj pacientit.
  • Trajtimi i plagëve dhe sigurimi i suportit të avancuar.
  • Asiston / Ndihmon mjekët në kryerjen e procedurave mjekësore.
  • Observon dhe regjistron shenjat vitale të pacientëve.
  • Siguron që ventilimi, monitorimi dhe llojet e tjera të pajisjeve mjekësore të funksionojnë siç duhet.
  • Administron likide dhe medikamente intravenoze.
  • Zbaton testet diagnostikuese të deleguar nga mjeku..
  • Bashkëpunon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Përgjigjet situatave të ruajtjes së jetës, duke përdorur standardet dhe protokollet infermierore.
  • Siguron edukim dhe mbështetje për familjarët e pacientëve

 

Kritere të veçanta Infermier në Sallë Operacioni::

 

  • Vlerëson pacientët para operacionit (p.sh. statusi NPO) dhe fasiliton gjendjen e tyre.
  • Vlerëson dhe ruan mbajtjen sterile të dhomës operatore.
  • Përgatit pacientin për ndërhyrje operatore (faza peri operatore).
  • Observon shenjat vitale të pacientit gjatë monitorimit për të zbuluar anomali të ndryshme.
  • Vlerëson pacientin në fazat post-operatore.
  • Zbaton standardet e sigurisë së pacientit dhe masat paraprake dhe njeh teknikat sterile dhe aseptike.
  • Merr dhe delegon detyrat brenda ose jashtë fushës sterile sipas protokolleve infermierore.
  • Njeh hollësisht proçedurat e ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.

 

Aplikimet pranohen nga data 21.08.2017 deri më datë 04.09.2017.

 

Sqarim: Aplikantët do të njoftohen për zhvillimin e fazave të konkursit, nëpërmjet postës elektronike (e-mail)



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook