QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 4 vende të lira në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Aktiviteteve”

Njoftim për 4 vende të lira në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Aktiviteteve”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 4 (katër) vendeve të lira në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Aktiviteteve” në QSUT. Pozicionet e punës do të mbulojnë Sektorin e Aktivitetit Mjekësor, Sektorin e Aktivitetit Kirurgjikal, Sektorin e Aktivitetit Diagnostik dhe Sektorin e Aktivitetit Neuro-Psikiatrik.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike bazë
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup
  • Të ketë aftësi të mira menaxhuese
  • Të ketë njohje të gjuhëve të huaja vërtetuar me çertifikatë/dëshmi (preferencë)

 
 

Aplikimet pranohen nga data 28.10.2014 deri më datë 04.11.2014.

 
 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Median dhe Publikun në Drejtorinë e QSUT.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook