QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 4 vende të lira në pozicionin “Administrator” pranë Poleve të Administrimit të Integruar në QSUT

Njoftim për 4 vende të lira në pozicionin “Administrator” pranë Poleve të Administrimit të Integruar në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 4 (katër) vendeve vakante në pozicionin “Administrator” pranë Poleve të Administrimit të Integruar në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë. Preferohet profil Ekonomik/Shëndet Publik/Mjekësi e Përgjithshme/Shkencat Shoqërore. Preferohet master në administrim spitalor/menaxhim burimesh njerëzore/administrim publik etj. Gjuhë e huaj BE. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Njohuri dhe aftësi: Njohuri shumë të mira të procedurave administrative. Njohuri shumë të mira në menaxhimin e konflikteve. I aftë të koordinojë punën e Administratës PAI me shërbimet mjekësore që përbëjnë polin e adminsitrimit të integruar. I aftë të drejtojë dhe të vlerësojë punën e stafit nën varësi. I aftë të koordinojë punën në shërbime sipas të gjithave rregullave, normave dhe orientimeve të vendosura nga institucioni. I aftë të sjellë ide kreative në lidhje me menaxhimin e PAI. I aftë të punojë në grup. I aftë të përmbushë në kohë dhe korrektësi objektivat e vendosura nga Institucioni.

 

Aplikimet pranohen nga data 16.11.2015 deri më datë 26.11.2015.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook