QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 2 vende vakante në pozicionin “Specialist / Inxhinier biomedikal”

Njoftim për 2 vende vakante në pozicionin “Specialist / Inxhinier biomedikal”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 2 (dy) vendeve vakante në pozicionin “Specialist / inxhinier biomedikal” pranë Sektorit të Inxhinierisë Klinike në Drejtorinë e IT dhe Inxhinierisë Klinike në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

Arsim i Lartë në Inxhinieri Elektronike / Mekatronikë / Informatike / Elektrike / Ekonomi Informatike etj. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja:

Experience e mëparshme pune me pajisje mjekësore.

 

Njohuri dhe aftësi:

Aftësi për të përmbushur në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara. Aftësi komunikimi dhe prezantimi. I aftë të ofrojë mendime teknike të vlefshme në lidhje me pajisjet mjekësore.

 
 

Aplikimet pranohen nga data data 02.10.2017 deri më datë 16.10.2017.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e rregullores, etikës, përkushtimit dhe aftësive profesionale.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook