QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 2 vende vakante në pozicionin “Farmacist” në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik

Njoftim për 2 vende vakante në pozicionin “Farmacist” në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e Q.S.U “Nënë Tereza” njofton shpalljen e 2 (dy) vendeve vakante në pozicionin “Farmacist” në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi :

Arsim i Lartë Farmaci. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Të jetë i pajisur me Lejen për Ushtrimin e Profesionit nga Urdhëri i Farmacistit të Shqipërisë.

 

Përvoja :

Preferohet eksperiencë pune.

 

Njohuri dhe aftësi:

Njohuri të legjislacionit në fuqi. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative

Aftësi të mira komunikimi. Të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara.

Aftësi për të punuar në grup.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 06.11.2017 deri më datë 20.11.2017.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Q.S.U “Nënë Tereza”.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e rregullores, etikës, përkushtimit dhe aftësive profesionale.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook