QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 2 vende të lira në pozicionin “Mjek Urgjence”

Njoftim për 2 vende të lira në pozicionin “Mjek Urgjence”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me Nr.Prot. 2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Nr.Prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe Urdhërit Nr. 355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin Mjek Urgjence (Specialiteti urgjentist) pranë Shërbimit të Urgjencave Polivalente (Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme) Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi “8″
  • Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
  • Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar për ”Mjek Urgjence” me notë mbi “8″
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit
  • Të zotërojë në nivel të kënaqshëm përdorimin e kompjuterit në programet MSO etj.
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja
  • Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë
  • Të ketë stazh pune mbi 2 vjet pas diplomimit (preferencë)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit
  • Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore
  • Të ketë gradë shkencore (preferencë)
  • Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme

 

Dokumenti i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:

 

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumente:

 

  • Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit
  • Jetëshkrimi i kandidatit
  • Fotokopje e kartës së identitetit, çertifikatë personale me fotografi
  • Dëshmi penaliteti
  • Diploma Universitare dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar)
  • Diploma e Specializimit dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar)
  • Leja e ushtrimit të profesionit
  • Kontrata të shtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për gjuhët e huaja (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pas-universitare, pjesmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime
  • Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar)
  • Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale
  • Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar)

    • Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar)
    • Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar)

 

Mosparaqitja e dokumenteve të mësiperm e skualifikon automatikisht kandidatin.

 

Dokumentet duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në Vazhdim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brenda datës 30.10.2015



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook