QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 14 vende të lira në pozicionin “Infermier i Lartë”

Njoftim për 14 vende të lira në pozicionin “Infermier i Lartë”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 14 (katërmbëdhjetë) vendeve të lira në pozicionin “Infermier i lartë” në Shërbimet: Shërbimi i Kardiologjisë I, Shërbimi i Dermatologjisë, Shërbimi i Ortopedisë, Shërbimi i Djegie – Plastikës, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Shërbimi Neurologjisë si dhe Shërbimi i Psikiatrisë Infantile pranë QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV (jetëshkrimin) dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin “Infermier”
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Infermierit
  • Të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit
  • Të jetë i/e aftë për diagnozën infermierore dhe nevojat në shërbim
  • Të ketë njohuri specifike farmakologjike sipas shërbimeve
  • Të jetë e gatshme për t’ju përgjigjur të tre turneve, sipas kontratës së punës
  • Të ketë aftësi të mira pune në grup
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe informimi
  • Të ketë njohuritë bazë kompjuterike
  • Të njohë 1 (një) gjuhë të huaj (preferencë)

 

Kritere të veçanta:

 

Shërbimi i Kardiologjisë I

 

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse

 

Shërbimi i Dermatologjisë

 

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse

 

Shërbimi i Ortopedisë

 

  • Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
  • Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar
  • Të njohë shenjat e infeksionit të plagës operatore
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

 

Shërbimi i Djegie Plastikës

 

  • Të përballojë stresin dhe vështirësitë e këtij shërbimi
  • Të jetë i/e gatshme për t’ju përgjigjur të gjitha rasteve urgjente të këtij shërbimi
  • Të ketë aftësi në manipulimin dhe trajtimin e plagëve

 

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

 

  • Të ketë njohuri të mira në kujdesjet infemierore për të sëmurët e prekur nga patologji të sistemit nervor
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

 

Shërbimi i Neurologjisë

 

  • Të ketë njohuri të mira në kujdesjet infemierore për të sëmurët e prekur nga patologji të sistemit nervor
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

 

Shërbimi i Psikiatrisë Infantile

 

  • Të ketë njohuri të mira në kujdesjet infemierore në nevojat në shërbim
  • Të ketë eksperiencë në shërbimin mendor (preference)
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

 

Aplikimet pranohen nga data 16.07.2014 deri më datë 23.07.2014.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Median dhe Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook