QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 2 vende të lira në pozicionin “Koordinator me Pacientin” pranë Poleve të Administrimit të Integruar në QSUT

Njoftim për 2 vende të lira në pozicionin “Koordinator me Pacientin” pranë Poleve të Administrimit të Integruar në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 2 (dy) vendeve vakante në pozicionin “Koordinator me Pacientin” pranë Poleve të Administrimit të Integruar në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë. Preferohet Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja: Preferohet me përvojë në pozicione të ngjashme apo në Shërbime Mjekësore.

 

Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera të funksionimit të sistemit shëndetësor dhe atij spitalor në veçanti. Njohuri të mira të paketës Microsoft Office. Aftësi shumë të mira koordinuese dhe informuese. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi. I aftë të punojë në grup.

 

Aplikimet pranohen nga data 18.11.2015 deri më datë 25.11.2015.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e QSUT.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook