QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 10 vende të lira në pozicionin “Infermier i Lartë”

Njoftim për 10 vende të lira në pozicionin “Infermier i Lartë”

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 10 (dhjetë) vendeve të lira në pozicionin “Infermier i lartë” në Shërbimet: Anestezi-Reanimacion Gastrohepatologji, Dermatologji, Kirurgji e Përgjithshme, Urologji, Ortopedi, Djegie Plastikë, Terapi Intensive (pediatri), Kirurgji Infantile si dhe Sëmundjet Infektive pranë QSUT.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

Kritere të përgjithshme:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin “Infermier”
  • Të jetë i regjistruar tek UrdhëriiInfermierit
  • Të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit
  • Të jetë i/e aftë për diagnozën infermierore dhe nevojat në shërbim
  • Të ketë njohuri specifike farmakologjikesipasshërbimeve
  • Të jetë i/e gatshme për t’ju përgjigjur të tre turneve, sipas kontratës së punës
  • Të ketë aftësi të mira pune në grup
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe informimi
  • Të ketë njohuritë bazë kompjuterike
  • Të njohë 1 (një) gjuhë të huaj (preferencë)

Kritere të veçanta:

Shërbimi i Anestezi Reanimacionit

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral, I/M, I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjetinfermierorepërkatëse

Shërbimi i Gastrohepatologji

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral, I/M, I/V
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse

Shërbimi i Dermatologjisë

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral, I/M, I/V
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme

  • Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore oara dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
  • Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar
  • Të njohë shenjat e infeksionit të plagës operatore
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

Shërbimi i Urologjisë

  • Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
  • Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar
  • Të njohë shenjat e infesionit të plagës operatore
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

Shërbimi i Ortopedisë

Shërbimi i Djegie Plastikës

  • Të përballojë stresin dhe vështirësitë e këtij shërbimi
  • Të jetë i/e gatshme për t’ju përgjigjur të gjitha rasteve urgjente të këtij shërbimi
  • Të ketë aftësi në manipulimin dhe trajtimin e plagëve

Shërbimi i Terapisë Intensive (Pediatri)

  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare
  • Të ketë eksperiencë pune në pediatri
  • Të njohë medikamentet e kimeoterapisë dhe të dijë të ofrojë kujdesjet infermierore të nevojshme ndaj efekteve negative të këtij trajtimi

Shërbimi i Kirurgjisë Infantile

  • Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
  • Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar
  • Të njohë shenjat e infeksionit të plagës operatore
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

  • Të ketë njohuri të mira në kujdesjet infemierore për të sëmurët e prekur nga patologji të sistemit nervor
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

Aplikimet pranohen nga data 27.10.2014 deri më datë 03.11.2014.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Median dhe Publikun në Drejtorinë e QSUT.

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook