QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Njoftim për 10 vende të lira në pozicionin “Infermier i lartë” pranë Shërbimeve Mjekësore në QSUT

Njoftim për 10 vende të lira në pozicionin “Infermier i lartë” pranë Shërbimeve Mjekësore në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 10 (dhjetë) vendeve të lira në pozicionin “Infermier i lartë” pranë Shërbimeve Mjekësore në QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin “Infermier”
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Infermierit
  • Të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit
  • Të jetë i/e aftë për diagnozën infermierore dhe nevojat në shërbim
  • Të ketë njohuri specifike farmakologjike sipas shërbimeve
  • Të jetë i/e gatshme për t’ju përgjigjur të tre turneve, sipas kontratës së punës
  • Të ketë aftësi të mira pune në grup
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe informimi
  • Të ketë njohuritë bazë kompjuterike
  • Të njohë 1 (një) gjuhë të huaj (preferencë)

 

Kritere të veçanta:

 

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse
  • Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
  • Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar
  • Të njohë shenjat e infesionit të plagës operatore
  • Të përballojë stresin dhe vështirësitë e punës
  • Të jetë i/e gatshme për t’ju përgjigjur të gjitha rasteve urgjente të shërbimit

 

Aplikimet pranohen nga data 18.11.2015 deri më datë 25.11.2015.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT. Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook