Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > Nis Programi i Edukimit në Vazhdim për personelin infermieror të QSUT

Nis Programi i Edukimit në Vazhdim për personelin infermieror të QSUT

Komunikimi dhe etika me pacientin – Moduli i parë i trajnimeve

 

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur cikli i trajnimeve për Edukimin në Vazhdim për personelin infermieror. Edukimi në vazhdim është një ndër objektivat strategjikë të QSUT si një institucion ofrues i shërbimeve dhe mësimdhënies. Ky objektiv lidhet me përmirësimin në vazhdim të cilësisë së stafit aktual të shërbimeve mjekësore.

 

Për të siguruar stafe të kualifikuara QSUT po mbështetet dhe në politikat e reja për rekrutimin e stafeve nëpërmjet konkurseve të pranimit dhe përcaktimit të kritereve specifike dhe aftësive profesionale për çdo kategori shërbimi.

 

Cikli i trajnimeve për stafin infermieror ka filluar në datën 12 Shkurt. Nga ky trajnim do të përfitojnë rreth 600 infermierë dhe kryeinfermierë të cilët janë identifikuar për të përftuar këto njohuri.

 

Moduli i parë trajnues ka nisur me temën “Komunikimi dhe etika me pacientin”. Ky trajnim ka për synim të përmirësojë aftësitë njohëse dhe zhvillojë sjelljen profesionale në marrëdhënie me pacientin dhe familjarët nëpërmjet teknikave bashkëkohore.

 

Në ditët aktuale roli i profesionistëve të kujdesit infermieror ka njohur një dimension të ri duke u vlerësuar si një ndër komponentët më kritikë të sistemit të kujdesit shëndetësor. Ky profesion është sot i orientuar drejt vlerave të veçanta njerëzore, njohurive shkencore dhe aftësive teknike. Kur respektimi i këtyre parimeve shoqërohet me sjelljen e përshtatshme dhe vullnetin e duhur atëherë infermieristika është më shumë një thirrje e lartë shpirtërore se sa thjesht një profesion.

 

Në përpjekjen për të përkthyer vlerat më të larta në sjellje konkrete profesionale një infermier i mirë është:

 

  • I dhembshur dhe vetëmohues;
  • I pajisur me inteligjencë të lartë emocionale;
  • I etur për dije dhe i ndërgjegjshëm për sfidat dhe zhvillimet që shoqërojnë profesionin.

Ndër vite hulumtimet kanë provuar se mënyra e sjelljes dhe qasja e profesionistëve të kujdesit infermieror ka një efekt të rëndësishëm në shëndetin e pacientëve, një fjalë e ngrohtë, një mendim i këndshëm mund të kultivojnë shëndet më të mirë apo dhe të çojnë përpara procesin e shërimit të tyre. Me pacientit në qendër, përkujdesjen ndaj tij apo punën e përditshme me pajisje të teknologjisë së lartë, sot infermierët adresohen si avokatët e mirëqënies së pacientit.

 

Programi i Edukimit në Vazhdim për personelin infermieror i përgjigjet këtyre pritshmërive si dhe nevojave imediate të mbështetura në vëzhgimet e fundit të realizuara nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Sektori i Edukimit në vazhdim dhe kontribuon direkt në zhvillimin e stafit dhe motivimin e tij.



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook