QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek Onko – Radioterapeut” pranë Njësisë së Radioterapisë

Mjek Onko – Radioterapeut” pranë Njësisë së Radioterapisë



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr.prot.2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr. prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Urdhërit nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, si dhe Urdhërit nr.119, datë 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhërin nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicioninMjek Onko – Radioterapeut” pranë Njësisë së Radioterapisë (akselerator + rrezatim kobalti), Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Onkologjik.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi ”7”.
  • Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  • Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar në fushën e Onkologjisë, me notë mesatare mbi ”7”, ku përbën avantazh specializimi specifik si ”Mjek Radioterapeut”.
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit.
  • Të zotërojë në nivel të kënaqshëm përdorimin e kompjuterit në programet MSO etj.
  • Të ketë mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj, (prefererencë gjuha Angleze, Italiane dhe Franceze).
  • Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë.
  • Të ketë eksperiencë pune, (preferencë).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit.
  • Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore.
  • Të ketë gradë shkencore (preferencë).
  • Të ketë marrë pjesë në aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare të lidhura me Radioterapinë dhe Onkologjinë.
  • Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundëshme.

 
 

Kritere të veçanta

 

  • Kandidati preferohet të jetë i aftë dhe autonom në kryerjen e proçedurave të mëposhtme:
  • Vizitat e para të pacientëve.
  • Të jetë i aftë të japë indikacione klinike për trajtimin me radioterapi.
  • Të ndjekë pacientin në trajtim dhe gjat follow – up.
  • Të kryejë çentrimin e pacientit (CT – Simulim).
  • Të kryejë Konturimin në CT – scan.
  • Të aprovojë plane trajtimi radioterapie të personalizuara.
  • Të kryejë dhe të aprovojë verifikimet imazherike gjatë trajtimit të pacientit.
  • Të ketë njohuri të thelluara në përdorimin e teknikave të Radioterapisë (3 D Conformale, IMRT, dhe Brakiterapi).

 
 

Dokumenti i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:

 

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumenta:

 

  • Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit.
  • Jetëshkrimi i kandidatit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Diploma Universitare dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
  • Diploma e Specializimit dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
  • Leja e ushtrimit të profesionit.(kopje e noterizuar).
  • Kontrata të ushtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara).
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e gjuhës së huaj (kopje të noterizuara).
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara).
  • Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pasuniversitare, pjesmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime.
  • Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar).
  • Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale.
    • a) Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar).
    • b) Lirimin nga detyrimi kontraktual nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (në rast se ka kontratë specializimi.
    • c) Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar).
  • 15. Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar).

 
 

Mosplotësimi i kritereve të mësipërm, e skualifikon automatikisht kandidatin

 

Dokumentat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brënda datës 12.02.2018.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook