QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek në Shërbimin e Statistikës dhe Rregjistrave Spitalorë në Drejtorinë e Përgjithshme në Q. S.U “Nënë Tereza”

Mjek në Shërbimin e Statistikës dhe Rregjistrave Spitalorë në Drejtorinë e Përgjithshme në Q. S.U “Nënë Tereza”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e Q.S.U “Nënë Tereza” njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Mjek” në Shërbimin e Statistikës dhe Rregjistrave Spitalorë në Drejtorinë e Përgjithshme në Q. S.U “Nënë Tereza” .

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 
 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

 

Arsim i Lartë Mjekësor / Shëndet Publik. Të ketë note mesatare mbi “9”.

 

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 
 

Përvojë:

 

Preferohet përvojë e mëparshme pune, në sektorë të ngjashëm.

 
 

Njohuri dhe aftësi:

 

Njohuri të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. I/e aftë të ruajë konfidencialitetin të këtyre të dhënave. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative.

 

Aftësi shumë të mira analitike. Njohje shume e mirë e paketës Microsoft Office. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ose të një gjuhe të vendeve të BE.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 13.11.2017 deri më datë 27.11.2017.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Q.S.U “Nënë Tereza”.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e rregullores, etikës, përkushtimit dhe aftësive profesionale.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook