QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek Kirurg pranë Shërbimit të Kirurgjisë Infantile, PAI i Spitalit Pediatrik

Mjek Kirurg pranë Shërbimit të Kirurgjisë Infantile, PAI i Spitalit Pediatrik



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr.prot.2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr.prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe Urdhërit nr. 355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Mjek Kirurg” pranë Shërbimit të Kirurgjisë Infantile, PAI i Spitalit Pediatrik.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi “8″
  • Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
  • Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar për ”Kirurgji e Përgjithshme” me notë mbi “9″
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit
  • Të zotërojë në nivel të kënaqshëm përdorimin e kompjuterit në programet MSO etj.
  • Të ketë njohuri të mira, të paktën dy gjuhëve të huaja
  • Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë
  • Të ketë eksperiencë klinike në specialitetin e Kirurgjisë Pediatrike
  • Të ketë ushtruar profesionin si kirurg për të paktën 5 vjet
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit
  • Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore
  • Të ketë gradë shkencore (preferencë)
  • Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme

 

Dokumenti i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:

 

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumente:

 

  • Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit
  • Jetëshkrimi i kandidatit
  • Fotokopje e kartës së identitetit, çertifikatë personale me fotografi
  • Dëshmi penaliteti
  • Diploma Universitare dhe çertifikata e notave (kopje e noterizuar)
  • Diploma e Specializimit dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar)
  • Leja e ushtrimit të profesionit.
  • Kontrata të shtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për gjuhët e huaja (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pas-universitare, pjesëmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime
  • Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar)
  • Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale
  • Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar)

    • Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar)
    • Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar)

 

Mosparaqitja e dokumenteve të mësiperm e skualifikon automatikisht kandidatin.

 

Dokumentet duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brenda datës 01.02.2016.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook