QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek Internist dhe Mjek Kardiolog pranë Shërbimit të Mjekësisë Interne

Mjek Internist dhe Mjek Kardiolog pranë Shërbimit të Mjekësisë Interne



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr.prot.2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr. prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Urdhërit nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, si dhe Urdhërit nr.119, datë 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhërin nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin “Mjek” (një Mjek Internist dhe një Mjek Kardiolog ) pranë Shërbimit të Mjekësisë Interne, Poli i Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent.

 
 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi ”7”
  • Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  • Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar për ”Mjekësi Interne” (Mjeku Internist)
  • Të ketë mbaruar specializimin pasuniversitar për ”Kardiologji” ( Mjeku Kardiolog)
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit.
  • Të zotërojë në nivel të kënaqshëm përdorimin e kompjuterit në programet MSO etj.
  • Të ketë mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj
  • Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë.
  • Të ketë stazh pune mbi 2 vjet pas diplomimit (preferencë).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit.
  • Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore.
  • Të ketë gradë shkencore (preferencë)
  • Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundëshme.

 
 

Dokumenti i nevojshëm që duhet të paraqesë kandidati:

 

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumenta:

 

  • Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit.
  • Jetëshkrimi i kandidatit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit, çertifikatë personale me fotografi.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Diploma Universitare dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
  • Diploma e Specializimit dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
  • Leja e ushtrimit të profesionit.(kopje e noterizuar)
  • Kontrata të ushtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e gjuhës së huaj (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara)
  • Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pasuniversitare, pjesmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime
  • Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar)
  • Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale
    • a) Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar).
    • b) Lirimin nga detyrimi kontraktual nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (në rast se ka kontratë specializimi.
    • c) Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar).
    • Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar)

 
 

Mosplotësimi i kritereve të mësipërm, e skualifikon automatikisht kandidatin

Dokumentat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brënda datës 06.11.2017.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook