QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek Infeksionist pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive

Mjek Infeksionist pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza “ me Nr.Prot. 2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Nr.Prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës si dhe të Udhëzimit Nr.141, dt.25.06.1996 “Për kriteret e punësimit në Shërbimin Shëndetësor”

 

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

 

Mjek Infeksionist pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive.

 

1. Kërkesa kualifikuese për kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Mjekësisë me notë mesatare mbi 8.5
  • Të ketë mbaruar specializimin e plotë pasuniversitar me notën 10 në disiplinën e Sëmundjeve Infektive
  • Të jetë i regjistruar pranë Urdhërit të Mjekut dhe të ketë të drejtën e ushtrimit të profesionit
  • Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet, të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme.

 

2. Kërkesa të përgjithshme për kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbrojtur gjuhë të huaj të vërtetuar me dëshmi
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
  • Të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
  • Të ketë botime në shtypin shkencor profesional (është preferencë)
  • Të ketë referuar në Konferenca Kombëtare, si autor dhe bashkëautor (është preferencë)

 

3. Paraqitja e dokumenteve:

 

Për t’u pranuar në konkurs, nga kandidatët duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:

 

  1. Kërkesa për punësim
  2. Curriculum Vitae
  3. Diploma dhe Lista e Notave të Shkollës së Lartë (fotokopje të noterizuara)
  4. Diploma dhe Lista e Notave të Specializimit Pasuniversitar (fotokopje të noterizuara)
  5. Çertifikata, diploma (fotokopje të noterizuara) për njohuritë në gjuhë të huaj, në kompjuter, në kurset apo kualifikimet brenda apo jashtë vendit të kryera, specializimet e tjera pasuniversitare
  6. Libreza e Punës (nëse e ka, të fotokopjuar)
  7. Letër Rekomandimi (jo më pak se dy)
  8. Kartë Identiteti, çertifikatë personale me fotografi
    1. Kopje e kontratës së specializimit (fotokopje e noterizuar).
    2. Vërtetim që është kuotë e lirë (fotokopje e noterizuar).
    3. Vërtetim ose kopje kontrate nga qendra e punës (fotokopje e noterizuar).

 

Mosparaqitja e dokumenteve të mësipërm e skualifikon automatikisht kandidatin.

 

Dokumentet duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në Vazhdim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brenda datës 09.06.2014.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook