QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek epidemiolog pranë Sektorit të Kontrollit të Infeksioneve Spitalore, në Drejtorinë e Performancës Spitalore

Mjek epidemiolog pranë Sektorit të Kontrollit të Infeksioneve Spitalore, në Drejtorinë e Performancës Spitalore



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nr.prot.2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nr. prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Urdhërit nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, të Ministrit të Shëndetësisë, si dhe Urdhërit nr.119, datë 24.03.2016 “Për një ndryshim në Urdhërin nr.355, datë 18.08.2014 “Për kriteret e punësimit të mjekëve në Spitalet Universitare”, Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për: 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin Mjek” (epidemiolog) pranë Sektorit të Kontrollit të Infeksioneve Spitalore, në Drejtorinë e Performancës Spitalore .

 
 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notë mesatare mbi7 (Shtatë) si dhe të jetë i specializuar në profilin Mjekësi Epidemiologji / Bakteriologji / Infeksionist, me notë mesatare mbi 7 (Shtatë). Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Mjekut dhe të ketë liçencë, te vlefshme, te ushtrimit të profesionit.
  • Të ketë mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj.
  • Të ketë veprimtari botuese në shtypin shkencor, kur stazhi i tij pas diplomimit e mundëson një gjë të tillë.
  • Të ketë stazh pune mbi 2 vjet pas diplomimit (preferencë).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese me pacientët, studentët si dhe me personelin e shërbimit.
  • Angazhim si mjek vullnetar në strukturat spitalore. (preference)
  • Të ketë gradë shkencore (preferencë).
  • Të ketë njohuri shumë të mira sa i përket procedurave dhe protokolleve të kontrollit të infeksioneve spitalore.
  • Të njohë legjislacionin në fuqi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të proçedurave administrative.
  • Të ketë aftësi analitike dhe interpretative sa i përket mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave të sektorit.
  • Të ketë aftësi për vlerësimin e riskut.
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e epidemive.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.

 

Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundëshme.

 

Dokumentat e nevojshme që duhet të paraqesin kandidatët:

 

    Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumenta:

  • Kërkesa e kandidatit drejtuar Institucionit.
  • Jetëshkrimi i kandidatit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Diploma Universitare dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
  • Diploma e Specializimit dhe çerfitikata e notave (kopje e noterizuar).
  • Leja e ushtrimit të profesionit.(kopje e noterizuar).
  • Kontrata të ushtrimit të profesionit si mjek vullnetar (kopje të noterizuara).
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e gjuhës së huaj (kopje të noterizuara).
  • Çerfitikatë / diplomë për njohuritë e kompjuterit (kopje të noterizuara).
  • Çerfitikatë / diplomë për kualifikime të kryera brenda apo jashtë shtetit, specializime pasuniversitare, pjesmarrje në konferenca, kongrese apo trajnime.
  • Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar).
  • Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm apo nga shefi i shërbimit ku ka kryer praktikën profesionale.
    • a) Kontrata e specializimit (kopje e noterizuar).
    • b) Lirimin nga detyrimi kontraktual nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (në rast se ka kontratë specializimi.
    • c) Vërtetim që është kuotë e lire (kopje e noterizuar).
  • Vërtetim ose kopje kontrate nga qëndra e punës (kopje e noterizuar).

 
 

Mosplotësimi i kritereve të mësipërm, e skualifikojnë automatikisht kandidatin

 

Dokumentat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brënda datës 13.08.2018.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook