QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Mjek Anestezist Reanimator pranë Kardiokirurgjisë

Mjek Anestezist Reanimator pranë Kardiokirurgjisë



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Në mbështetje të Statutit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me Nr.Prot.2364, datë 25.06.2007 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Nr.Prot. 4564/1, datë 26.06.2007 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe Udhëzimit Nr.141, dt.25.06.1996 “Për kriteret e punësimit në Shërbimin Shëndetësor”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin Mjek anestezist reanimator për Kardiokirurgjinë pranë Shërbimit të Anestestezi Reanimacionit.

 

1. Kërkesa kualifikuese për kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Mjekësisë me notë mesatare mbi ”8”
  • Të ketë mbaruar specialitetin ”Anestezi-Reanimacion” me notë mesatare mbi ”9”
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhri i Mjekut dhe të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit.
  • Konkurimi për një vend pune është i lirë me përjashtim të kandidatëve që vijnë nga rrethet të cilët duhet të kenë marrë miratim nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit nga vjen kandidati si dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje të mundshme.

 

2. Kërkesa të përgjithshme për kandidatët janë:

 

  • Të ketë mbrojtur gjuhë të huaj vërtetuar me dëshmi
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
  • Të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
  • Të ketë botime në shtypin shkencor profesional (është preferencë)
  • Të ketë referuar në Konferenca Kombëtare, si autor dhe bashkautor (është preferencë).
  • Të ketë njohuri mbi kompjuterin (është preferencë)

 

3. Paraqitja e dokumentave:

 

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumenta:

 

  1. Kërkesë për punësim.
  2. Curriculum Vitae.
  3. Diplomën e shkollës së lartë dhe listën e notave, si dhe të specializimit (fotokopje të noterizuara).
  4. Çertifikata, diploma (fotokopje të noterizuara) për njohuritë në gjuhë të huaj, në kompjuter, në kurset apo kualifikimet brenda apo jashtë vendit të kryera, specializimet pasuniversitare
  5. Librezën e punës, n.q.s. ka (të fotokopjuar)
  6. Letër rekomandimi (jo më pak se dy)
  7. Kartë Identiteti, çertifikatë personale me fotografi.
    1. Kopje e kontratës së specializimit (fotokopje e noterizuar).
    2. Vërtetim që është kuotë e lirë (fotokopje e noterizuar).
    3. Vërtetim ose kopje kontrate nga qendra e punës (fotokopje e noterizuar).

 

Mosparaqitja e dokumentave të mësipërme e skualifikon automatikisht kandidatin.

 

Dokumentat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në Vazhdim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, brenda datës 24.03.2014.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook