Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Aktivitete > Lufta Kundër Kancerit të Gjirit- “Dhuro flokë, fal shpresë”

Lufta Kundër Kancerit të Gjirit- “Dhuro flokë, fal shpresë”

Në përfundim të Tetorit Rozë, muajit të Ndërgjegjësimit në Luftën Kundër Kancerit të Gjirit në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u dhuruan paruke për pacientet, të cilat janë duke luftuar kundër kësaj sëmundjeje. Dhurimi u bë nga organizata jofitimprurëse “Europa Donna Albania” e cila ka për qëllim të ndihmojë gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Paruket ishin të krijuara me flokë natyral të vajzave dhe grave, të cilat kanë qenë pjesë e fushatës të nisur tashmë prej një viti “Dhuro Flokë, fal shpresë” dhe që ka si qëllim dhurimin e flokëve për të krijuar paruke për gratë që janë duke përballur luftën e ashpër me kancerin e gjirit.


Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook