Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kërkimi Shkencor


Kreu > Kërkimi Shkencor

Kërkimi Shkencor

 

Kërkimi shkencor dhe QSUT

 

Qendra spitalore universitare, stafi i saj pedagogjik, por edhe ordinator, kanë realizuar një aktivitet të larmishëm shkencor, të finalizuar në referime në konferenca kombëtare, rajonale, ndërkombëtare, botime artikujsh në periodike shkencore ndërkombëtare me faktor impakti, botime tekstesh dhe monografish.

 

Aktiviteti i pasur shkencor është gërshetuar natyrshëm me proçesin pedagogjik të Shërbimimeve të fokusuara në lëndët mësimore për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë, Infermierisë. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar realizimit të programit kurrikular të specializantëve të degëve të ndryshme, drejtuar në aspektin e përvetësimit harmonik teorik dhe aftësive praktike, aq të nevojshme për formimin e mëtejshëm.

 

Programi i Doktoraturës është në vijimësi, ku kandidatët përmbushin sipas grafikut të caktuar vëllimin e nevojshëm të përgatitjes së temave përkatëse. Aktiviteti shkencor dhe pedagogjik i Shërbimimeve është harmonizuar me aktivitetin praktik drejt pacientëve, duke ruajtur ekuilibrat e nevojshëm, me synimin për të aplikuar sa më gjerë “bedside learning” dhe përfshirë specializantët dhe studentët në trajtimin me standarde bashkëkohore të pacientëve.

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në FacebookNa ndiqni në Twitter