QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për Donacione > Arkiva e Njoftimeve > Kërkesë për donacion ,për projektim dhe preventivim të ambjenteve të rezonancës 3 Tesla

Kërkesë për donacion ,për projektim dhe preventivim të ambjenteve të rezonancës 3 Tesla



NJOFTIM PËR DONACION



Të Interesuarve

 

Me anë të kësaj thirrje Q.S.U. “Nënë Tereza” dëshiron të kërkojë vëmendjen e të interesuarve, lidhur me mundësinë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe ofrimin e ndihmës ne rritjen e cilësisë së shërbimit.

 

Nisur nga kërkesa për implementimin e teknologjive të larta për diagnostikimet imazherike ,Q.S.U “Nënë Tereza” ka investuar në aparaturën “Rezonancë Manjetike 3 Tesla”.

 

Për krijimin e hapësirave të nevojshme për instalimin e kësaj paisje , Q.S.U Nënë Tereza kërkon donatorë që të kontribuojnë në përgatitjen e projektit arkitekturor për riorganizimin e hapësirave si dhe preventivimin e tij. Ky projekt duhet të përmbushë të gjitha kërkesat dhe specifikimet që janë të parashikuara për këtë paisje dhe ambjentet ndihmëse.

 

Duke shpresuar në bashkëpunimin e frytshëm midis palëve.

 
 
 
 

QËNDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”