Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Lajme > Fëmijët e Onko-Hematologjisë, mësim në distancë përmes teknologjisë

Fëmijët e Onko-Hematologjisë, mësim në distancë përmes teknologjisë

Fëmijët e pavijonit të Onko-Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, përmes teknologjisë, do të mund të ndjekim mësimet në ambjentet e spitalit.

 

“Sot është dita e parë e shkollës dhe në fakt të gjithë fëmijët që janë këtu do të donin të ishin në shkollë, ndaj ne menduam që duke kërkuar pak ndihmë mund ta sjellim shkollën te fëmijët. Për këtë iniciativë na mbështeti shumë fort Telekom Albania, duke i mundësuar fëmijëve që të kenë afër shkollën dhe dijen, edhe pse janë në kushte që kanë nevojë për shërbim intensiv shëndetësor. Në të vërtetë këto lloj projektesh vijnë ngaqë ne kemi një staf të përkushtuar mjeksor dhe kemi një

 

objektiv të qartë administrues për ta vendosur pediatrinë në qendër të vëmendjes. Falenderoj posaçërisht Telekom Albania që është një operator ekonomik që e ka rritur në një shkallë shumë të lartë përgjegjësinë sociale për të ndihmuar sa herë që ka nevojë për diçka innovative në shërbimin shëndetësor në Shqipëri”, u shpreh znj. Milva Ekonomi, zv/ministre e Shëndetësisë.

 

Telekom Albania dhuroi 20 tableta për fëmijët e shtruar në këtë pavijon. Këto pajisje teknologjike do t’u shërbejnë fëmijëve të ndjekin programet mësimore nga ambjentet e spitalit. Ato kanë të instaluar një program, i cili përmban njohuritë shkollore themelore të shkollës 9-vjeçare për grupmoshat 5-16 vjeç. Në programin e instaluar në këto tableta, mësimet janë të ndara sipas klasave, lëndëve dhe temave duke marrë për model sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë.

 

Lëndët shpjegohen në shqip nëpërmjet regjistrimeve me zë dhe figurë nga mësues dhe shoqërohen të sinkronizuara me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, duke shtjelluar, thelluar dhe përditësuar të gjitha temat mësimore të renditura sipas programit arsimor.

 

Dr. Anila Godo, shefe e shërbimit në këtë repart shprehu falenderimet për këtë mënyrë inovative dhe dëfryese për edukimin e këtyre fëmijëve. “Është veçanërisht e rëndësishme, jo vetëm që këta fëmijë të mos shkëputen nga edukimi i tyre por edhe për faktin që, është e rëndësishme të kemi pacientë të qetë dhe të integruar në jetën sociale, ne të jemi sa më eficientë me terapinë tonë”, tha dr. Godo.

 

“Kjo është një ëndërr e fëmijëve e bërë realitet ndaj falenderojmë kontributin e Telekom Albania dhe besoj se këto nisma solidare dhe humane vlejnë shumë për të shtuar shërbimet tona dhe sociale në ato shëndetësore”, u shpreh në takim drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

 

“Në fakt ,ideja na ka lindur pak kohë më parë, sigurisht pas kërkesës së Ministrisë së Shëmdetësisë, por kemi marrë një letër nga vetë fëmijët, nga një fëmijë që ka qenë i shtruar në spital, i cili në fillim të vitit shkollor na dërgoi një letër ku kërkonte të kishte më shumë akses për dije nëpërmjet teknologjisë. Kështu na lindi ideja, duke patur parasysh që këta fëmijë kalojnë orë të tëra, ditë, net dhe vite në këtë pavijon dhe largohen nga klasat, nga shokët, nga mësimdhënia, ndaj na u duk e domosdoshme të krijonim këtë projekt, duke patur parasysh që Telekom Albania ka mundësi të mëdha në fushën e teknologjisë” – tha Ornela Bego, menaxhere e Marrëdhënieve të Koorporatës në Telekom Albania.

 

Telekom Albania ka kontribuar edhe për pajisjen me libra enciklopedikë dhe formues të pavionit, në mënyrë që fëmijët të kalojnë kohën e lirë duke mësuar dhe zbuluar më tepër kuriozitete.

 
www.shendetesia.gov.al
 



 
(“Top Channel”)



Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook