QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik në QSUT

Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Drejtor” pranë Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik në QSUT.

 
 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

Arsim i Lartë profil Farmaci. Gjuhe e huaj BE. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office. Leje për ushtrimin e profesionit nga Urdhëri i Farmacistit të Shqipërisë.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja:

Të paktën 3 vjet në pozicione të nivelit drejtues.

 

Njohuri dhe aftësi:

Njohuri të gjera të legjislacionit rregullator të farmaceutikës. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative.

Aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet. Aftësi menaxheriale dhe planifikuese. Aftësi në hartim dhe zbatim strategjish. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 27.09.2018 deri më datë 11.10.2018.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook