QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > Drejtor pranë Drejtorisë së IT dhe Inxhinierisë Klinike në QSUT

Drejtor pranë Drejtorisë së IT dhe Inxhinierisë Klinike në QSUT



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Drejtor” pranë Drejtorisë së IT dhe Inxhinierisë Klinike në QSUT.

 
 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme :

 

Kritere të përgjithshme:

 

Arsimi:

 

Arsim i Lartë, profil Inxhinieri Elektronike/Mekatronikë/Informatike/Elektrike.

 

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Përvoja

 

Të paktën 3 vjet punë, në fushën përkatëse.

 
 

Njohuri dhe aftësi:

 

Njohuri të gjera sa i përket teknologjisë së informacionit, menaxhimit spitalor dhe paisjeve mjekësore. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative. Njohuri të gjuhës së huaj, preferohet Anglisht.

 

Aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet. Aftësi për planifikim buxhetesh si dhe në menaxhimin e stafit që drejton. Aftësi shumë të mira të punës në grup dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja. I aftë të hartojë dhe zbatojë politika dhe strategji për zhvillimin e teknologjisë së informacionit.

 
 

Aplikimet pranohen nga data 11.06.2018 deri më datë 25.06.2018.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Komunikimi për datën dhe orën e Intervistave do të bëhet nëpërmjet e-mail-it në CV e kandidatëve.

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3 (tre) mujore.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook