QSUT

Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Njoftime > Njoftime për vende të lira pune > Arkiva e Njoftimeve > 16 vende të lira pune në pozicionin “Infermier i Lartë”

16 vende të lira pune në pozicionin “Infermier i Lartë”



NJOFTIM PËR PUNËSIM



Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 16 (gjashtëmbëdhjetë) vende të lira në pozicionin “Infermier i lartë” në Shërbimet: Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme (Pavijoni Intermediar), Shërbimi i Kardiologjisë I, Reparti i Hemodinamikës, Shërbimi i Mjekësisë Interne & HTA, Departamenti i Kirurgjisë, Departamenti i Pediatrisë, Shërbimi i Djegie Plastikës, Shërbimi Onkologjik, Shërbimi i Neurologjisë, Shërbimi  i Rheumatologjisë pranë QSUT.

 

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentet përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin “Infermier” me notë mesatare mbi “7”
  • Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Infermierit
  • Të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit
  • Të jetë i/e aftë për diagnozën infermierore dhe nevojat në shërbim
  • Të ketë njohuri specifike farmakologjike sipas shërbimeve
  • Të jetë e gatshme për t’ju përgjigjur të tre turneve, sipas kontratës së punës.
  • Të ketë aftësi të mira pune në grup
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe informimi
  • Të ketë njohuritë bazë kompjuterike
  • Të njohë 1 (një) gjuhë të huaj (preferencë)

 

Kritere të veçanta:

 

Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme (Pavioni Intermediar)

 

  • Të njohë dhe të kryejë proçedurat e BLS
  • Të ketë aftësi në përdorimin e defibrilatorit
  • Të dijë të kryejë manipulime I/V dhe I/M si dhe përdorimin e kanulave intravenozë
  • Të përballojë stresin dhe vështirësitë e këtij shërbimi
  • Të ketë përvojë pune në urgjencë ose terapi intensive (preferencë)
  • Të ketë master profesional (preferencë)

 

Shërbimi i Kardiologjisë I

 

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse

 

Reparti i Hemodinamikës

 

  • Të njohë përdorimin e aparaturave specifike të Hemodinamikës
  • Tu përgjigjet urgjencave në Hemodinamikë

 

Shërbimi i Mjekësisë Interne & HTA

 

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë të mjekësisë interne si dhe kujdesjet infermierore përkatëse 

 

Departamenti i Kirurgjisë

 

  • Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
  • Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar
  • Të njohë shenjat e infeksionit të plagës operatore
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të  përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

 

Shërbimi i Djegie Plastikës

 

  • Të përballojë stresin dhe vështirësitë e këtij shërbimi
  • Të jetë i/e gatshme për t;ju përgjigjur të gjitha rasteve urgjente të këtij shërbimi
  • Të ketë aftësi në manipulimin dhe trajtimin e plagëve

 

Shërbimi Onkologjik

 

  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare
  • Të njohë medikamentet e kimioterapisë dhe të dijë të ofrojë kujdesjet infermierore të nevojshme ndaj efekteve negative të këtij trajtimi

 

Shërbimi i Neurologjisë

 

  • Të ketë njohuri të mira në kujdesjet infemierore për të sëmurët e prekur nga patologji të sistemit nervor
  • Të kryejë manipulimet I/M dhe I/V
  • Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare

 

Shërbimi  i Rheumatologjisë

 

  • Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v
  • Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze
  • Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse

 

Aplikimet pranohen nga data 18.03.2014 deri më datë 25.03.2014.

 

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve me Median dhe Publikun në Drejtorinë e QSUT.

 

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.



DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook