Telefon : 00355 4 2349233

Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235

Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë (Shiko ku gjendet në hartë)

Rezervimet e Konsultave Ambulatore (e hënë - e premte) : 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217

Kreu > Aktivitete > 06 Maj – Dita Botërore e Astmës

06 Maj – Dita Botërore e Astmës

Dita Botërore e Astmës


“Astma mund të kontrollohet”,


Gjithnjë e më tepër në ditët e sotme me dhjetëra studime flasin për një rritje të sëmundjeve alergjike në të gjithë botën dhe gjithnjë e më tepër po popullarizohet shprehja se kemi të bëjmë me një “Epidemi të Shekullit të XXI”. Sipas studimeve botërore nga ekspertët e sëmundjeve respiratore astma eshte ne nga sëmundjet kronike me te shpeshta dhe rreth 300 milionë njerëz vuajnë nga astma bronkiale në botë. Rreth 1 milion vdekje për çdo dekade jane pasoje e astmes nga ku 80% ndodhin ne vendet me zhvillim te mesem ose te ulet ( Global Initiative for Asthma; GINA & OBSH).


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Astma Bronkiale është e renditur në vendin e 6 duke u bërë kështu një barrë për individin (adultë e fëmijë), për familjen e ekonominë, dhe gjithashtu është i rëndësishëm fakti se po evidentohen rritje të dukshme e sëmundjeve alergjike në moshën e fëmijërisë dhe në adoleshentë më shumë sesa në grupmoshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale.


Rritja e prevalencës së sëmundjeve alergjike në përgjithësi dhe i astmës alergjike në veçanti janë bërë shkak i rëndësishëm i mungesave në shkollë e punë, shpenzimeve shumë të larta për kujdesin shëndetësor. Për një rritje të tillë është akuzuar një stil modern jete, pasi popullata urbane po rritet dhe banoret janë nën ndikimin e ndotjes së ajrit nga djegia e karburantit të makinave Ata jetojnë në zona ku ka dendësi të lartë popullate, të cilat në mjaft raste krijojnë një mikroklime mjaft të favorshme për rritjen e pluhurit të shtëpisë apo të myqeve.


Në vendet e zhvilluara sot 1 ne 4 fëmijë sot vuan nga Astma , 10-20% nga dermatiti atopik e rrufa alergjike prek nga 10-40% të populates.


Në studimet që janë kryer në Shqipëri pjesë e studimeve ndërkombëtare (ECHRS, ISAAC) prevalencat e astmës kanë qënë për moshën 13-14 vjeç 2.6% në vitin 1995 dhe pas 5 vitesh arriti në 3.4%, viti 2000 dhe në studimin që është kryer se fundmi ne 2011 te dhenat e te cilit jane duke u përpunuar pritet një rritje e mëtejshme e prevalencave duke qënë se Shqipëria tashmë e ka adaptuar një stil perëndimor jetese. Ndërkohë që për të njëjtin studim ISAAC prevalenca e astmës në vendet e zhvilluara arrin deri në 32.2% (Lancet Shtator 2006).


Por çfarë është Astma Bronkiale?


Astma është një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes që karakterizohet nga simptoma si mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë. Është një patologji që prek të gjitha moshat.

Simptomat e astmës variojnë përgjatë viteve

si dhe nga individi në individ.


Megjithëse astma nuk mund të SHËROHET ajo mund të TRAJTOHET dhe të KONTROLLOHET.


“Astma mund të kontrollohet” është tema e shtruar këtë vit nga GINA për të tërhequr vëmendjen e specialistëve të kësaj fushe, të organizmave përkatëse qeveritare dhe pacientëve që vuajnë me këtë patologji, për një kujdes më të madh në drejtim të menaxhimit dhe kontrollit të astmës. Qëllimi i GINA si dhe I Shoqatës tonë për vitin 2012 e në vazhdim është ulja e hospitalizimeve të astmës me 50% brënda një afati 5 vjeçar, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë pacient- mjek familje (mjekimi I rregulllt)- alergolog (mjekimi I personalizuar për çdo pacient) – mbështeja e organizmave shtetërorë (Ministria e Shëndetësisë, ISKSH).


Pse “Ulja e Hospitalizimeve” është vendosur si qëllim nga GINA?

Për vetë faktin se hospitalizimet janë:

Serioze – hospitalizimi zakonisht tregon për një mjekim jo të mirë, prej kohësh të sëmundjes si dhe bart në vetvete rrezikun e vdekjes prej saj.


Shqetësuese—Janë një barrë për individin dhe familjen. Hospitalizimet prekin jetën e personit të sëmurë: punën, shkollën dhe aktivitetet e tjera dhe është shumë e vështirë nga ana emocionale që të kesh një person të familjes të shtruar në spital.


Me Kosto financiare—një barrë e rëndë për ekonominë e individit, familjen dhe për të gjithe shoqërinë.


Të Matshme—një informacion që është i matshëm dhe i krahasueshëm ndërmjet vendeve me zhvillim të ndryshëm socio-ekonomik.


Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është, që shpesh hospitalizimet janë të:


Parandalueshme – Me trajtimin e duhur, shumica e pacientëve mund të arrijnë një kontroll të mirë të sëmundjes duke patur aksese të lehta të astmës. Pra me fjalë të tjera hospitalizim do të thotë që mjekimi i astmës ka dështuar dhe duhet rregulluar.


Me trajtimin e duhur kontrollli i Astmës arrihet nga pjesa më e madhe e pacientëve astmatikë. Astma quhet e kontrolluar kur pacienti:


  • Nuk ka simptoma të astmës;
  • Nuk ka zgjime natën për shkak të astmës;
  • Nuk ka nevojë të përdorë mjekim lehtësues-krize;
  • Mundësia për të bërë një jetë normale dhe për t’u marrë me aktivitet fizik;


Strategjia për të arritur dhe për të mbajtur kontrollin e astmës, nënkupton:


  • Vendosjen e një marrëdhënieie të shëndoshë pacient –doktor;
  • Identifikimin dhe uljen e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut;
  • lerësimi, trajtimi dhe monitorimin e astmës;
  • Menaxhimin e krizave të astmës;


Trajtimi- është një problem madhor sidomos në vendet në zhvillim ku futet edhe Shqipëria ku shpesh kostoja e lartë e mjekimeve bën që pacientët të mos i marrin këto trajtime. Një ndjekje e zgjatur, e mirë e astmës do t’u mundësojë pacientëve arritjen e një kontrolli ndaj sëmundjes së tyre.


Kur astma është nën kontroll, njeriu është në gjendje të bëjë një jetë aktive.


Rezervo Konsultën Ambulatore Rezervo
Konsultën
Ambulatore
Na ndiqni në Facebook